Add Your Heading Text Here

Korporata e Investimeve Shqiptare

Synon të nxisë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet përdorimit më të mirë të aseteve ekzistuese dhe mobilizimit të kapitalit privat për investime produktive

Rreth Nesh

Korporata Investimeve Shqiptare (AIC) është një kapacitet i ngritur me Ligjin nr. 71 dt. 17.10.2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare,” qëllimi i së cilës është nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit përmes identifikimit dhe vënies në efiçencë të aseteve ekonomike shtetërore, strukturimit të projekteve të investimit, dhe mobilizimit të kapitalit privat me qëllim diversifikimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Profili i AIC

  • Nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet zhvillimit te projekteve te investimit në nivel qendror, lokal dhe rajonal, në mbështetje të politikave zhvillimore shtetërore.

  • Analiza e projekteve (transformimi i “ideve” në “projekte të financueshme”) dhe strukturimi financiar i tyre.

  • Menaxhimi i aseteve shtetërore të cilat janë të pashfrytëzuara, nëpërmjet përdorimit eficent të pronave shtetërore.

  • Zhvillimi dhe financimi i projekteve të investimit – p.sh., në industri, turizëm, pasuri të paluajtshme, energji – duke mobilizuar kapitalin shtetëror dhe/ose privat.

  • Asistim ndaj qeverisë shqiptare në rishikimin dhe strukturimin e projekteve të investimeve.

Marrëdhënia me institucione të tjera të sektorit publik

AIC është një instrument në dispozicion të qeverisë shqiptare. E organizuar si korporatë, ajo nuk ka kompetenca, por funksione, ndaj dhe nuk konkurron me institucionet e sektorit publik për arritjen e objektivave të punës dhe as nuk kërkon të zhvendosë apo zbeh rolet që kryejnë normalisht ministritë apo agjencitë ekzekutive. Gjithashtu, AIC nuk është krijuar për t’u përfshirë në të gjitha llojet e projekteve te investimit, por përkundrazi ajo synon te fokusohet në një numër relativisht të vogël projektesh me ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit në pesë vitet e para të funksionimit të saj.

Marrëdhënia me ministritë e linjës

Ministritë janë institucione ku krijohen politikat publike. Ligji i AIC-së qartëson se vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave autorizon AIC-në të punojë në një projekt ku përdoren asetet publike. Në këtë mënyrë, AIC është një mjet apo një agjent në dispozicion të ministrive të linjës, duke u mundësuar atyre të “punësojnë” AIC për të aktualizuar një projekt që është pjesë e vizionit të tyre, nëse ata dëshirojnë.

Marrëdhënia me AIDA.

AIC mund të furnizojë AIDA-n dhe diplomatët ekonomikë, me projekte për t’iu drejtuar investitorëve privatë, duke u mbështetur kështu në pikat e tyre të forta dhe rolet e mirëpërcaktuara në tërheqjen dhe mbështetjen e investimeve në Shqipëri. Nga kjo sinergji do të përfitonin të gjitha palët duke qenë se është në linjë të plotë me misionin e tyre.

Marrëdhënia me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)

FSHZH dhe AIC veprojnë në hapësira të ndryshme rregullatore, si dhe kanë misione të ndryshme për të përmbushur. Potenciali i tyre për të shfrytëzuar fuqitë përkatëse dhe për të krijuar sinergji është mjaft i madh. Konkretisht FSHZH-ja mund të ngarkohet me koordinimin e aspekteve që lidhen me infrastrukturën mbështetëse, duke pasur parasysh njohuritë dhe historikun e saj në këtë fushë.

Lajme

Një prezantimi i teknoparkut të parë në Shqipëri “Durana Tech Park”

Gjatë prezantimit të “DURANA Tech Park”, teknoparku i parë në Shqipëri dedikuar posaçërisht për inovacion dhe zhvillim teknologjik në shërbim...

Read More

Workshop Expo-Albania Tiranë, 2-3 maj 2024.

Përfaqësues të VeronaFiere, Universitetit të Veronës, AICS, ICE, ITA si dhe perfaqesues nga institucionet publike shqiptare, ishin pjesë e seminarit...

Read More

Bashkohuni Inovacionit: Bëhuni Pjesë e Parkut Teknologjik DURANA në Shqipëri

Gjatë periudhes 2021-2023 qeveria shqiptare miratoi kuadrin ligjor me qëllim sigurimin e përfitimeve financiare dhe administrative për kompanitë e IT-së...

Read More

Skuadra Jonë

Shënim: Ky seksion është në përditësim

John Doe

Software Engineer

John Doe

Software Engineer

John Doe

Software Engineer

John Doe

Software Engineer

Investimi juaj mbështetet nga AIC!

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna