SHPALLJE PËR ANGAZHIMIN E NJË EKSPERTI KOMUNIKIMI (PR)
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:
Ekspert komunikimi (PR) (me kohë të pjesshme për një periudhë 3 mujore)
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Hartimi i njëplani/strategjie ku të përfshihen në mënyrë të përmbledhur:
- Identifikimin e palëve të interesit me qëllim angazhimin e tyre me AIC;
- Konsulencë per mënyrën që AIC duhet të ndjekë për shpërndarjen e informacionit tek palët e treta dhe marrjen e “feedback” nga ana e tyre.
- Instrumentat qe do te perdoren (neësletters, social media, ëebsite, etj).
- Propozim për zhvillimin e brand-it të AIC (brand book; modele të materialeve të PR-it si roll ups, banners, posters, etj.)
- Permiresim i permbajtjes se ëebsite-it te AIC
- Propozim dhe konsulencë per publikimet e AIC para se të lançohen (përfshire artikuj ne media)
- Rishikim i përmbatjes së komunikimeve që do të hidhen në rrjetet sociale
- Mbështetje e stafit për kthimin e përgjigjeve ndaj palëve të treta dhe mediave si dhe ngritja e marrëdhenieve të konsoliduara me ta.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
- Të zotërojë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në Shkenca Sociale / Gazetari / Komunikim.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë eksperiencë në fushën e Media / PR mbi 10 vjet
- Të ketë eksperiencë në angazhimin e palëve të interesit (Stakeholders Management)
- Eksperiencë në koordinimin e komunikimit
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 26.04.2023.