AIC së bashku me AKPT lançon konkursin ndërkombëtar për projekt-ide

Korporata Investimeve Shqiptare (AIC) së bashku me AKPT lançon konkursin ndërkombëtar për projekt-ide në kuadër të projektit të zhvillimit dhe menaxhimit të godinave shtetërore.

Kjo nismë synon energjizimin e qyteteve përmes zhvillimit inovativ të pronave shtetërore. Mirepresim propozime krijuese dhe vizionare që të transformojnë ndërtesat publike në hapësira të gjalla, shumëfunksionale, duke kontribuar në rinovimin urban dhe rritjen ekonomike të komunitetit.

Institucionet përfituese: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE),Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM), Ministria e Drejtësisë (MD), Ministria e Arsimit dhe Sportit, DSHQ, ASHK, instutucionet e KM

🔹 Në total për administratën publike do të ndërtohen 27,395 m² sipërfaqe për zyra dhe 17,410 m² ambiente të përbashkëta dedikuar për salla mbledhjesh, hapësirë për ekspozita, bibliotekë, bar-kafe, restorante, kopesht për fëmijë dhe palestër.

🔹 Datat Kryesore:
– Afati i Fazës I: 1 Korrik (15:00 CET)
– Afati i Fazës II: 26 Gusht (15:00 CET)

Bashkohuni me ne për të formësuar të ardhmen e qytetit tonë! 🌍✨

📍 Për më shumë informacion dhe detaje të aplikimit, vizitoni:
www.aicorporation.al
www.akpt.gov.al

#AIC #AKPT #KonkursNdërkombëtar #ZhvillimUrban #Inovacion #MEKI #MTM #MIE #MD#MAS #ASHK

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *