Çift-Konkurse Ndërkombëtare për Projekt-Ide, për 2 Klastera të Institucioneve Publike dhe 2 Zhvillime Multi-funksionale (të grupuara)

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Faza I e konkurseve përfundoi më 5 korrik në orën 15:00. Në përmbyllje të kësaj faze kemi marrë 56 aplikime nga 37 ekipe, të cilat përfshijnë dokumentet e parakualifikimit dhe konceptet paraprake. 32 aplikime janë marrë për Thirrjen 1 dhe 24 aplikime për Thirrjen 2.

Shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për çdo ekip pjesëmarrës, për interesin dhe entuaziamin e përcjellë në këto thirrje, si edhe për kohën e përkushtimin në përgatitjen e dokumenteve për këto dy konkurse.

Komisioni Përzgjedhës aktualisht është duke vlerësuar kandidatët bazuar në përbërjen e ekipeve, përvojën e mëparshme, metodologjinë, deklaratën e vizionit dhe konceptin paraprak. Në përfundim të procesit të vlerësimit, Komisioni do të përzgjedhë 5 ekipet dhe konceptet kryesore, për secilën Thirrje, të cilat do të vazhdojnë punën në Fazën 2.

Njoftimi i Finalistëve: 15 Korrik

@albanianinvestmentcorporation

#atelieralbania #agjenciakombetareeplanifikimitteterritorit #albanianinvestmentcorperation #publicadministration #publicproperty #innovativedevelopment #entrepreneurialstate #internationalconceptdesigncompetition #conceptdesigncompetition #architecturecompetitions #tirana #albania

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *