NJOFTIM PUNE: Drejtor Ekzekutiv i Korporatës së Investimeve Shqiptare

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Pozicioni: Drejtor Ekzekutiv i Korporatës së Investimeve Shqiptare

Afati i aplikimit: 29.09.2023

Rreth nesh: Korporata e Investimeve Shqiptare (nga këtu e në vijim referuar si AIC) është një shoqëri tregtare me statusin e shoqërisë aksionare, themeluar nga aksionari i vetëm:  Republika e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. AIC është një organizëm shtetëror me autonomi operacionale që synon të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë së vendit. AIC ka hapur proçedurën e rekrutimit për të përzgjedhur një individ me përgatitjen dhe eksperiencën e nevojshme për pozicionin e  Drejtorit Ekzekutiv të saj.

Pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të AIC: Drejtori Ekzekutiv i AIC mban përgjegjësinë kryesore të drejtimit të AIC dhe zhvillimit të saj në funksion të realizimit të objektivave të shoqërisë. Drejtori Ekzekutiv punon ngushtësisht me Këshillin Mbikëqyrës dhe ekipin drejtues të AIC, për të mbështetur dhe avancuar misionin AIC. Ky rol kërkon një drejtues i cili mund të administrojë në mënyrë efektive veprimtarinë e AIC, ta përfaqësojë atë kundrejt të tretëve dhe të sigurojë përputhjen e veprimtarisë së saj me legjislacionin në fuqi.

Kompetencat (TORs): Përgjegjësitë kryesore të Drejtorit Ekzekutiv të AIC, përfshijnë por pa u kufizuar, si vijon:

a) Administrimin e veprimtarisë së AIC:

  • Menaxhimin dhe mbikëqyrjen e aspektet operacionale të veprimtarisë së përditshme të Korporatës;
  • Propozimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave të miratuara nga organet drejtuese të Korporatës;
  • Sigurimin e përdorimit me efikasitet të burimeve të AIC, në funksion të realizimit të objektivave të saj.

b) Përfaqësimin e AIC në marrëdhënie me palët e treta:

  • Përfaqësimin e AIC përkundrejt çdo pale të tretë;
  • Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve pozitive me aksionerët, partnerët, autoritetet qeveritare, si dhe grupet e tjera të interesit;
  • Negociimin e marrëveshjeve dhe kontratave në emër të AIC.

c) Mbajtjen e rregullt të dokumenteve dhe librave kontabël të AIC:

  • Mbikëqyrjen e mbajtjes së rregullt dhe në përputhje të të gjitha dokumenteve të AIC, të të dhënave financiare, si dhe librave kontabël;
  • Marrjen e masave që të respektohen standardet përkatëse ligjore dhe të kontabilitetit.

d) Përgatitjen dhe nënshkrimin e raporteve vjetore financiare të AIC:

  • Përgatitjen dhe nënshkrimin e bilancit vjetor, bilancit të konsoliduar dhe raportit të ecurisë së veprimtarisë së AIC, së bashku me propozimet për investimin e fitimeve.

e) Krijimin e një sistem monitorimi për veprimtarinë e AIC:

  • Identifikimin e rrethanave që kërcënojnë menaxhimin dhe performancën efektive të AIC;
  • Adresimin e rrethanave të sipërpërmendura tek organet e tjera drejtuese të AIC.

f) Kryerjen e regjistrimeve të detyrueshme dhe publikimin e të dhënave për AIC:

  • Sigurimin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së AIC me legjislacionin në fuqi, duke mbikëqyrur regjistrimet e detyrueshme dhe publikimin e të dhënave.

g) Raportimin tek organet drejtuese të AIC:

  • Përgatitjen e raporteve të rregullta për Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin Mbikëqyrës;
  • Njoftimin e organeve të AIC dhe grupeve të interesit mbi përditësimet e politikave dhe zbatimit të tyre, planeve të punës dhe projekteve tëe investimeve të AIC.

h) Sigurimin e zbatimit të vendimeve të AIC dhe pajtueshmërinë ligjore të tyre:

  • Garantimin e zbatimit në kohë dhe në mënyrë efektive, të vendimeve të marra nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Mbikëqyrës;
  • Sigurimin e pajtueshmërisë me legjislacionin përkatës dhe politikat e brendshme të AIC.

i) Thërritjen e mbledhjeve të jashtëzakonshme të organeve drejtuese të AIC:

  • Thërritjen dhe/ose asiston në organizimin e mbledhjeve të jashtëzakonshme të organeve drejtuese të AIC, sipas nevojës;
  • Sigurimin e njoftimit në kohë dhe dërgimin e dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e mbledhjeve të sipërpërmendura.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Zotëron të paktën “Master shkencor” ose më lart në fushën e ekonomisë, financave, biznesit, drejtësisë, ose fusha te ngjashme;
  • Ka të paktën 7 vite pune në pozicion drejtues në sektorin publik ose privat;
  • Zotëron njohuri shumë të mira në fushën e qeverisjes së korporatave dhe menaxhimit financiar;
  • Zotëron aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Zotëron aftësi të provuara në udhëheqje dhe menaxhimin e situatave komplekse.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në, një letër motivimi dhe dokumentat e mëposhtëm:

  1. Deklaratë që kandidati garanton plotësimin e kërkesave të ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve”, për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të AIC;
  2. Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
  3. Fotokopje të  kartës së identitetit/pasaportës;
  4. Kopje të diplomës dhe të dokumentacionit shoqërues;
  5. Çertifikata, kontrata, letra reference, etj. që vërtetojnë kualifikimet për këtë pozicion;
  6. Çertifikatën e Gjendjes Gjyqësore;
  7. Formularin e vetdeklarimit për zbatimin e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 29.09.2023, në adresën e emailit si vijon: [email protected], ose me zarf në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7, Tiranë.

Nga lista e kandidatëve të interesuar, Komiteti i Rekrutimit i AIC do të përzgjedhë disa kandidatë, të cilët do të ftohen në intervistë. Pas intervistave, Komiteti i Rekrutimit do ti propozojë Këshillit Mbikqyrës të AIC tre kandidatë për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të AIC. Këshilli Mbikqyrës i AIC do të vendosë për kandidatin fitues. 

Të gjithë kandidatët që kanë shprehur interesin për këtë pozicion do të njoftohen për rezultatet e aplikimit, pas përfundimit të proçesit.