DURANA Park Shkencor dhe Teknologjik

Durana Teknopark: Ku Inovacioni takon Oportunitetin

1. Çfarë është Durana Teknopark?

Mirë se vini në Durana Technopark, ku inovacioni lulëzon dhe përparimi nuk njeh kufij. Ky është vizioni i Durana Technopark, një nismë inovative që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Duke ofruar mbështetje strategjike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Durana Technopark synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërkohë që lehtëson zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të shtuar të lartë. Duke u përqendruar në zhvillimin e kërkimit, inovacionit dhe prodhimit në sektorin teknologjik, ky park teknologjik është projektuar për të krijuar një sërë ekspertësh të aftë, si dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Durana Technopark është më shumë se thjesht një hapësirë për biznes – është vendi i zhvillimit të modernitetit dhe përparimit. Me objekte të teknologjisë së fundit, përfshirë zyra moderne dhe dizajn mjaft inovativ, ky park teknologjik do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për krijimtari, bashkëpunim dhe sukses.

2. Ku do të jetë vendondodhja e Durana Teknopark?

Durana Technopark do të ndodhet në Xhafzotaj, vetëm 9 km larg qytetit të Durrësit. Me një qasje mjaft të lehtë, aeroporti më i afërt është TIA – Tirana Rinas, i pozicionuar 16.4 km në verilindje të Xhafzotajt dhe porti i Durrësit rreth 10 km larg.

Vendndodhja është strategjike duke pasur parasysh afërsinë e saj (15 min) me Portin e Durrësit (më i madhi në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Adriatik) dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (20 min). Ajo gjithashtu garanton qasje në tregjet më të mëdha dhe më të kualifikuara të punës në vend (Tirana dhe qyteti i Durrësit) ku janë të përqendruara 75% e institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave të kërkimit.

ëZona është mjaft e madhe, rreth 26 ha në total. Kjo pronë është e përbërë nga tre pjesë të ndara që nuk janë të lidhura direkt, edhe pse janë afër njëra-tjetrës.

3. Veprimtaritë e lejuara në park

  • Disenjim software-i.
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve software.
  • Testimi i software-it.
  • Projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të komunikimit.
  • Projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të sigurisë.
  • Zhvillimi i sistemeve të migracionit.
  • Analiza e sistemeve me sasi të madhe të dhënash.
  • Konsulencë për inovacion.
  • Konsulencë për sigurinë e informacionit.
  • Konsulencë në auditime, operacione, menaxhim, mbështetje e përdoruesve, trajnime dhe konsulencë për auditime të teknologjisë së informacionit për sistemet software;
  • Kërkime në fushën e komunikimit.
  • Kërkime në fushën e zhvillimit të programeve inovative. Termi kërkim dhe zhvillim përfshin tri lloje të kërkimit:
  • kërkimin bazë;
  • kërkimin e aplikuar;
  • zhvillimin eksperimental.
  • Kërkimi dhe zhvillimi në fushën e robotikës.
  • Aktivitete në fushën Cloud Computing.
  • Veprimtari të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit

Zhvillimi i Inovacionit në Durana Technopark

  • Kultivimi i Inovacionit: Në qendër të Durana Technopark është angazhimi kryesor i tij për të drejtuar rritjen ekonomike, përparimin teknologjik dhe avancimin shoqëror përmes një ekosistemi inovacioni të lulëzuar.

Bashkëpunim Dinamik dhe Network:

  • Hapësira të Përbashkëta: Ofron hapësira të ndara vibrante që nxisin bashkëpunimin dhe ndarjen e ideve midis pwrdoruesve.
  • Evente network: Takime të rregullta, workshops dhe evente që nxisin lidhjet, partneritetet dhe shkëmbimin e njohurive.
  • Inovacion Ndërshektorial: Duke promovuar bashkëpunime ndërdisiplinore, mundësohet shkëmbimi i ideve nëpër industri të ndryshme.
  • Programe Inkubimi: Mbështetje e personalizuar për startupe, duke përfshirë mentorim, financim dhe burime për të përshpejtuar suksesin sipërmarrës.

Forcimi i Lidhjeve Midis Akademisë dhe Industrisë:

  • Partneritete Kërkimore: Lehtësim për bashkëpunim në procesin e kërkimit dhe transferimit të teknologjisë me institucione akademike.
  • Evente të Përbashkëta Akademi-Industri: Seminarë dhe konferenca që ngushtojnë hendekun midis ekspertëve të industrisë dhe kërkuesve akademikë.
  • Praktika dhe Trajnime: Trajnimet praktike dhe mundësitë e kërkimit përgatisin studentët për sfidat e botës reale.

Sinergjia Ndërmjet Industrisë dhe Qeverisë:

  • Partneritete Publike-Private: Bashkëpunim strategjik me qeverinë për të trajtuar sfidat e përbashkëta dhe për të nxitur inovacionin.
  • Avokimi i Politikave: Avokimi për politika mbështetëse të inovacionit të cilat ndihmojnë në formimin e një ekosistemi të përshtatshëm sipërmarrës.

Transferimi i Teknologjisë dhe Shkëmbimi i Njohurive:

  • Zyra e Transferimit të Teknologjisë: Zyra e dedikuar lehtëson komercializimin e kërkimeve dhe pronave intelektuale.
  • Platforma për Shkëmbimin e Njohurive: Përmes forumeve online dhe workshops, lehtësohet një shkëmbim i vazhdueshëm i njohurive dhe praktikave më të mira.

Fuqizimi i Startupeve dhe Inovatorëve:

  • Programe Akselerimi: Mbështetje gjithëpërfshirëse për ndërmarrjet në fazat fillestare, duke ofruar mjetet e nevojshme për të lulëzuar dhe për tu zgjeruar.
  • Sfida Inovative: Organizohen sfida dhe hackathos për të nxitur krijimtarinë dhe zgjidhjen e problemeve komplekse përmes bashkëpunimit.

4. Korniza Rregullative

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *