Marrëveshje midis AIC dhe DCFA

Është nënshkruar Marrëveshja midis palëve Korporata e Investimeve Shqiptare SHA (AIC) dhe Fondacioni Dyrrah City Football Academy (DCFA)

Sot në Tiranë midis Drejtores Ekzekutive të AIC Znj. Elira KOKONA dhe Drejtorit Ekzekutiv të DCFA Z. Gjergj NDOCI u nënshkrua Marrëveshja dypalëshe për realizimin e projektit të investimit “Kampusi Dyrrah City Football Academy”, hapësira sportive e akademisë së futbollit Futbollit të organizuara në bashkëpunim me Manchester City Football Academy.

AIC si palë konsulente do të ofrojë për Fondacionin këshillim në lidhje me realizimin e  projektit të investimit.

Korporata Investimeve Shqiptare (AIC) ka si qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit përmes identifikimit dhe vënies në efiçence të aseteve ekonomike shtetërore, strukturimit të projekteve të investimit, dhe mobilizimit të kapitalit privat me qëllim diversifikimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Dyrrah City Football Academy është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, e përkushtuar për zhvillimin dhe promovimin e futbollit për të rinjtë me objektiv themelimin dhe menaxhimin në qytetin e Durrësit të një akademie futbolli në bashkëpunim me Manchester City Football Club, si qendra më moderne stërvitore në vend dhe në rajon.

 

Për Fondacionin:                                                     

Fondacioni Durrah City Football Academy

  • Adresa: Rr. Mujo Ulqinaku, Lagjja 12, Durrës
  • E-mail: [email protected]              
Për AIC:

Korporata e Investime Shqiptare” SHA

  • Adresa: Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower 7/1, Tiranë – Shqipëri       
  • E-mail: [email protected]
Previous slide
Next slide

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *