NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist finance në Divizionin e Financës dhe Administratës

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Llogarite e arkëtueshme dhe pagesat

  • Përpunon dhe verifikon faturat, duke siguruar saktësinë dhe respektimin e politikave të   shoqërisë.
  • Përgatit dhe perpunon pagesat.
  • Kontrollon përpuethshmërinë e faturave të shitësve dhe zgjidh mospërputhjet.
  • Gjeneron dhe dërgon fatura klientëve.
  • Monitoron llogaritë e arkëtueshme për të siguruar mbledhjen në kohë të pagesave.
  • Barazon llogaritë e klientëve dhe adreson kërkesat e faturimit.

Mirëmbajtja e regjistrit të financave

  • Regjistron dhe ruani transaksionet financiare të sakta dhe të plota në librin kryesor.
  • Përgatit regjistrimin në ditar dhe rakordon llogaritë e bilancit.
  • Kontribuon në proceset e mbylljes së fund muajit dhe të fundit të vitit.

Raportimi Financiar

  • Përgatit dhe analizon raportet financiare, duke përfshirë pasqyrat e të ardhurave dhe bilancet.
  • Krijon pasqyra financiare për palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme.
  • Siguron mbështetje për auditimet nga auditorët e jashtëm.

Menaxhimi i shpenzimeve

  • Rishikon dhe përpunon raportet e shpenzimeve të punonjësve.
  • Monitoron shpenzimet dhe siguron pajtueshmërinë me politikat e brendshme të shoqërisë.
  • Analizon dhe raporton mbi tendencat e shpenzimeve.

Analiza financiare

  • Ndihmon në analizën financiare, buxhetimin dhe parashikimin.
  • Jep njohuri mbi performancën financiare dhe variancat.
  • Kontribuon në zhvillimin e modeleve financiare.

Pajtueshmëria

  • Qëndron i përditësuar mbi standardet dhe rregulloret e kontabilitetit.
  • Siguron pajtueshmërinë me legjislacionin në fuqi.
  • Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve të lidhura me taksat.

Sistemet Financiare

  • Përdor softuerin dhe sistemet e kontabilitetit për të menaxhuar të dhënat financiare.
  • Bashkëpunon me IT për të optimizuar dhe përmirësuar sistemet financiare.

Rekrutimi dhe stafi

  • Bashkëpunon me menaxherët e punësimit për të kuptuar nevojat e personelit.
  • Merret me Burimet, intervistimet e kandidatëve.
  • Mban të dhënat e rekrutimit dhe përgatit raporte për aktivitetet e punësimit.

Menaxhimi i të dhënave

  • Mban shënime të sakta dhe të përditësuara të punonjësve.
  • Gjeneron raporte të burimeve njerëzore dhe analitikë sipas nevojës.
  • Siguron konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit të BNJ.
  • Kryen detyra të tjera në funksion të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  1. Diplomë Bachelor në Financë/Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  2. Eksperiencë e dëshmuar minimalisht 3 vjet në fusha të ngjashme.
  3. Njohuri të thelluara për financat, rregulloret tatimore dhe praktikat e BNJ, politikat dhe ligjet e punësimit.
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  5. Aftësi të forta organizative dhe shumë detyrash.
  6. Të ketë njohuri të mira në Microsoft Office dhe në programet e kontabilitetit (AlphaWeb).
  7. Komunikimi efektiv dhe aftësitë ndërpersonale.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 26.01.2024.