NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist në Divizionin Ligjor

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Detyrat e Specialistit në Divizionin Ligjor të Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a përfshijnë, por nuk kufizohen në:

  • Strukturim Ligjor të Projekteve:
  • Përgatitja, rishikimi, dhe negociata e kontratave dhe marrëveshjeve të investimeve.
  • Sigurimi që çdo dokument është i përputhshëm me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
  • Garantimi i  Pajtueshmërisë Ligjore dhe Rregullatore
  • Rregullimi i Proceseve Konkurruese
  • Menaxhimi i Mosmarrëveshjeve Ligjore
  • Ndjekja e mosmarrëveshjeve ligjore ne te cilat Korporata mund te jete pale.
  • Përgatitja dhe ndjekja e dokumentacionit për ndërmjetësim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
  • Sekretariat Teknik për organet drejtuese te Korporatës
  • Përgatitja e dokumentacionit për mbledhjet e këshillit drejtues dhe asistimi në procedurat administrative.
  • Sigurimi që dokumentacioni është i plotë dhe i përputhur me rregulloret dhe praktikat e kompanisë.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në drejtësi.
  • Të ketë eksperiencë në fushën e të drejtave te pronësisë.
  • Të kenë 3 ose me shume vite përvojë pune në profesion. Preferohen ata kandidatë të cilët kane eksperiencë/njohuri në ndjekjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 09.02.2024.