NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin:

  • Specialist për Marrëdhëniet me Publikun dhe Raportim Financiar në Divizionin e Financës dhe Administratës

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

Marrëdhëniet me Publikun:

  • Mbështetja e Strategjisë së Komunikimit: Ndihmon në hartimin dhe implementimin e strategjive efektive të komunikimit për të promovuar aktivitetet dhe projektet e AIC.
  • Marrëdhëniet me Mediat: Asiston në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të forta me mediat lokale dhe ndërkombëtare.
  • Menaxhimi i Përmbajtjes: Ndihmon në krijimin dhe mbikëqyrjen e përmbajtjeve të komunikimit si njoftime për shtyp, artikuj, raportime dhe përmbajtje për faqen e internetit dhe rrjetet sociale.
  • Organizimi i Eventeve: Mbështet planifikimin dhe koordinimin e eventeve të ndryshme si konferenca për shtyp, seminare, ekspozita dhe aktivitete të tjera promovuese.

Raportimi Financiar dhe Administrativ:

  • Përgatitja e Raporteve Financiare: Asiston në përgatitjen dhe paraqitjen e raporteve financiare dhe buxhetore për menaxhmentin e lartë.
  • Përputhshmëria: Siguron përputhshmërinë me rregulloret dhe politikat financiare dhe administrative të AIC.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme

Edukimi: Diplomë universitare në Komunikim, Marrëdhënie me Publikun, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.

Eksperienca: Minimumi 2 vjet eksperiencë në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe/ose menaxhimit financiar dhe administrativ.

Aftësi Komunikuese: Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Aftësi Organizative: Aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të kohës për të menaxhuar projekte të shumta njëkohësisht.

Aftësi Ndërpersonale: Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe ndërtimi i marrëdhënieve për të punuar në mënyrë efektive me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm.

Aftësi Analitike: Aftësi për të analizuar të dhëna financiare dhe për të zhvilluar strategji bazuar në kërkime dhe analizë.

Teknologjia: Njohuri të avancuara në përdorimin e mjeteve të komunikimit dhe rrjeteve sociale, si dhe programeve financiare dhe të menaxhimit.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 20.06.2024.