NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin:

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Të pranojë dhe të protokollojë çdo shkresë/informacion të drejtuar Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a.
  • Të protokollojë dhe të dërgojë shkresat e Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a drejtuar institucioneve shtetërore shqiptare ose të huaja, etj.
  • Të ndajë dhe të sistemojë dokumentacionin e ardhur dhe të protokolluar, sipas llojit të tij.
  • Të sistemojë, të inventarizojë dhe të arkivojë dosjet sipas rregullave e procedurave të arkivimit në zbatim të ligjit të ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”.
  • Të kërkojë kthimin në afat të të gjithave shkresave në përdorim dhe t’i dorëzojë ato në arkiv sipas proçesverbalit të përbashkët.
  • Të mbajë më përpikmëri dhe saktësi librin e korrespondencës zyrtare.
  • Të sigurojë hartimin e shkresave me të gjithë elementët e duhura si dhe të garantojë mbajtjen e kopjes në arkiv duke plotësuar të gjitha rregullat e arkivimit.
  • Të shpërndajë fotokopjet e materialeve që ndodhen në protokoll dhe arkiv deri në nivel drejtor divizioni.
  • Të administrojë vulën e shoqërisë.
  • Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Divizionit.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë punë në profesion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të mira të përdorimit të PC në programet bazë të tij;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 29.07.2024.