NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin:

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Bën strukturimin ligjor të projekteve të shoqërisë;
  2. Asiston në hartimin e rregulloreve, dokumenteve standarde të procedurave konkurruese që zhvillohen nga Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a;
  3. Asiston në hartimin e rregullave te monitorimit dhe ndjekjes të procedurave nga ana e njësive ad hoc që krijohen për procedurat konkurruese/garat që zhvillohen nga Korporata e Investimeve Shqiptare sha;
  4. Siguron pajtueshmërinë ligjore të transaksioneve të Korporatës;
  5. Bashkëpunon me divizionet e tjera për të garantuar përmbushjen e detyrimit për raportim rregullator tek autoritetet përkatëse shtetërore;
  6. Ofron asistencë ligjore për divizionet e tjera;
  7. Përmbush detyra të tjera të ngarkuara nga drejtori i Divizionit dhe/ose Drejtori Ekzekutiv apo të përcaktuara në akte të Brendshme të Korporatës.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare “master shkencor” në shkencat juridike.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 16.08.2024.