NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin:

Asistent/e i/e Drejtorit Ekzekutiv

Përshkrimi i detyrave që kryen asistent/e i Drejtorit Ekzekutiv të Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a.

  • Ndihmon Drejtorin Ekzekutiv në realizimin e punëve, duke u kujdesur për korrespondencën dhe takimet e tij.
  • Organizon dhe menaxhon çdo ditë veprimtarinë administrative të zyrës së Drejtorit Ekzekutiv.
  • Bashkërendon komunikimin në zyrën e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Merr në dorëzim dhe regjistron korrespondencën për zyrën e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Shpërndan korrespondencën në emër dhe për llogari të Drejtorit Ekzekutiv dhe kujdeset për afatet e mbarëvajtjes së saj.
  • Përgatit korrespondencën/shkresa bazuar në porositë e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e konfidencialitetit të korrespondencës së Drejtorit Ekzekutiv.
  • Përgatit dhe kujdeset për axhendën ditore të Drejtorit Ekzekutiv përfshirë mbledhjet, takimet në zyrë dhe jashtë saj, etj.
  • Pret dhe shoqëron vizitorët në zyrën e Drejtorit Ekzekutiv.
  • Organizon dhe kujdeset për sistemimin e dokumentacionit të Drejtorit Ekzekuiv.
  • Administron komunikimin telefonik dhe elektronik të Drejtorit Ekzekutiv.

Asistent/e e Drejtorit Ekzekutiv është nën varësinë direkte të Drejtorit Ekzekutiv.

Për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij/saj, asistent/e i/e Drejtorit Ekzekutiv bashkëpunon me drejtuesit dhe strukturat e AIC.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë Bachelor dhe Master i shkencave ose Master profesional në shkenca juridike/shkenca sociale/shkenca komunikimi ose në fusha të ngjashme.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të kenë përvojë pune në sektorin publik ose privat.
  • Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të shumë të mira të njohjes e përdorimit të PC në programet baze të tij;
  • Të ketë aftësi shume te mira komunikimi dhe të punës në grup.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.
  • Fotokopje e diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor në rastin e diplomës master).
  • Fotokopje e kartës së identitetit (ID).

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 03.11.2023.

Emër Mbiemër

Pozicioni i Punës

Profili

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.