NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të pjesshme në pozicionin:

  • Inxhinier/e në Divizionin e Operacioneve (COO)

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  1. Bashkëpunon me ekipet ndërfunksionale për të përcaktuar objektivat dhe rezultatet për pjesën tekniko/mekanike të projekteve.
  2. Zhvillon, analizon plane të detajuara për pjesën teknike/mekanike të projekteve, duke siguruar respektimin e afateve kohore, standartet, etj.
  3. Identifikon dhe adreson cdo cështje që mund të lindë gjatë zbatimit të projekteve.
  4. Mban dokumentacionet përkatëse te projekteve duke perfshire specifikimet teknike. raportet e progresit dhe çdo ndryshimi në qëllimin e projekteve.
  5. Permbush detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Divizionit dhe Drejtori Ekzekutiv apo të percaktuara me akte të Brendshme të Korporatës.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në inxhinieri ose në një fushë të ngjashme
  • Përgatitje e mirë teknike në disiplinat inxhinierike
  • Komunikim efektiv dhe aftësi të mira ndërpersonale
  • Aftësi në programet e menaxhimit të projekteve
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike Auto Cad, SolidWorks etj.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 01.02.2024.