NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për dy vende të lira pune me kohë të plotë, si më poshtë:

  • Analist Financiar në Divizionin e Operacioneve (COO)
  • Inxhinier në Divizionin e Operacioneve (COO)

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (Analist Financiar)

  1. Bashkëpunon me divizionet e tjera te AIC për të zhvilluar dhe mbajtur modele financiare për buxhetimin, parashikimin dhe planifikimin e nevojave të Divizionit.
  2. Mbledh, analizon dhe interpreton të dhënat financiare dhe operacionale të projekteve.
  3. Punon ngushtësisht me Drejtorin e Divizionit për të vlerësuar dhe permirëuar efikasitetin operacional.
  4. Kryen analiza financiare/operacionale të projekteve.
  5. Ndihmon në vlerësimin e investimeve të mundshme dhe iniciativave të tjera operacionale.
  6. Vlerëson ndikimin financiar të operacioneve dhe nismave të ndryshme të Divizionit.
  7. Kryen detyra të tjera në funksion të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) ne ekonomi, financë, ose nje fushe te ngjashme
  • Të kenë 3 ose me shume vite përvojë pune në profesion, mundesisht ne industrine e sherbimeve financiare ose investimeve.
  • Kandidati duhet të ketë përvojë në pozicione në sektorin publik ose privat.
  • Eksperiencë te mire në buxhetim, parashikim dhe raportim financiar.
  • Aftësi për të përcjellë informacion kompleks financiar në mënyrë të qartë dhe koncize.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës (Inxhinier)

  1. Konsolidimi i pronës.
  2. Monitorimi i zbatimit të projekteve, për të garantuar efikasitetin e operacioneve të ndërmarra nga divizioni.
  3. Kryerja e inspektimeve periodike dhe vlerësimeve teknike të projekteve, për të identifikuar problemet dhe për të identifikuar nevojat për përmirësime.
  4. Përdorimi i teknologjive të reja dhe ndjekja e zhvillimeve në fushën inxhinierike, për të siguruar një infrastrukturë të avancuar dhe efikase gjate veprimtarisë së Divizionit.
  5. Përgatitja e raporteve të progresit të projekteve dhe prezantimi i rezultateve për menaxhimin dhe palët e tjera të interesuara.
  6. Kryen detyra të tjera në funksion të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) ne inxhinieri ose nje fushe te ngjashme
  • Të kenë 3 ose me shume vite përvojë pune në profesion.
  • Aftësi teknike ne perdorimin e mjeteve dhe programeve te modelimit si p.sh dizenjim dhe perpunim i modeleve 2D/3D, AutoCad, ArcGIS etj.
  • Kandidati duhet të ketë përvojë në pozicione në sektorin publik ose privat.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 24.01.2024.