NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për dy vende të lira pune, si më poshtë:

  • Për 2 (dy) vende, Ekspert në Divizionin e Operacioneve (COO), pranë Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • menaxhimi i projekteve dhe aseteve;
  • zhvillimi i pasurive të paluajtshme;
  • këshillimi i institucioneve publike dhe/ ose private për hartimin e projekteve, analizën, rekomandimin dhe strukturimin e projekteve;
  • asiston Drejtorin Ekzekutiv për planifikimin strategjik;
  • kryen detyra të tjera në funksion të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në administrim biznesi, ekonomi, financë, juridik, artitekturë ose inxhinieri.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të kenë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.
  • Kandidati duhet të ketë përvojë në pozicione në sektorin publik ose privat.
  • Preferohen kandidatë të cilët kanë përvojë në fushat e menaxhimit të projektit, planifikimit strategjik apo zhvillimit të pasurive të paluajtshme.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 26.10.2023.

Emër Mbiemër

Pozicioni i Punës

Profili

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.