Profili i AIC
AIC synon të nxisë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet përdorimit më të mirë të aseteve ekzistuese dhe mobilizimit të kapitalit privat për investime produktive.
Projektet
Zhvillimi i Turizmit
Industri / Logjistikë
Bujqësi
Financë
Energji
Karakteristikat Kryesore
-
Ka kapacitetin të veprojë si agjent në emër të Qeverisë Shqiptare, si dhe ta përfaqësojë atë në transaksionet që lidhen me arritjet e objektivave qeveritare (p.sh. zhvillimi dhe ekzekutimi i projekteve që kërkojnë inpute nga sektori publik dhe/ose mobilizimin e kapitalit privat).
-
Është një “institucion financiar jobankar” i decentralizuar.
-
Sipas legjislacionit shqiptar, AIC ka statusin e një Korporate.


Objektivat Kryesore të AIC
-
Nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet zhvillimit të projekteve të investimit në nivel qendror, lokal dhe rajonal, në mbështetje të politikave zhvillimore shtetërore.
-
Analiza e projekteve (transformimi i “ideve” në “projekte të financueshme”) dhe strukturimi financiar i tyre.
-
Menaxhimi i aseteve shtetërore të cilat janë të pashfrytëzuara, nëpërmjet përdorimit eficent të pronave shtetërore.
-
Zhvillimi dhe financimi i projekteve të investimit – p.sh., në industri, turizëm, pasuri të paluajtshme, energji – duke mobilizuar kapitalin shtetëror dhe/ose privat.
-
Asistim ndaj qeverisë shqiptare në rishikimin dhe strukturimin e projekteve të investimeve.
Marrëdhënia me institucione të tjera të sektorit publik
AIC është një instrument në dispozicion të qeverisë shqiptare. E organizuar si korporatë, ajo nuk ka kompetenca, por funksione, ndaj dhe nuk konkurron me institucionet e sektorit publik për arritjen e objektivave të punës dhe as nuk kërkon të zhvendosë apo zbeh rolet që kryejnë normalisht ministritë apo agjencitë ekzekutive. AIC nuk është krijuar për t’u përfshirë në të gjitha llojet e projekteve te investimit, por përkundrazi ajo synon te fokusohet në një numer relativisht të vogël projektesh me ndikim në zhvillimin e ekonomisë së vendit në pesë vitet e para të funksionimit të saj.
Marrëdhënia me ministritë e linjës
Ministritë janë institucione ku krijohen politikat publike. Ligji i AIC-së qartëson se vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave autorizon AIC-në të punojë në një projekt ku përdoren asetet publike. Në këtë mënyrë, AIC është një mjet apo një agjent në dispozicion të ministrive të linjës, duke u mundësuar atyre të “punësojnë” AIC për të aktualizuar një projekt që është pjesë e vizionit të tyre, nëse ata dëshirojnë.
Marrëdhënia me AIDA
AIC mund të furnizojë AIDA-n dhe diplomatët ekonomikë, me projekte për t’iu drejtuar investitorëve privatë, duke u mbështetur kështu në pikat e tyre të forta dhe rolet e mirëpërcaktuara në tërheqjen dhe mbështetjen e investimeve në Shqipëri. Nga kjo sinergji do të përfitonin të gjitha palët duke qenë se është në linjë të plotë me misionin e tyre.
Marrëdhënia me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)
FSHZH dhe AIC veprojnë në hapësira të ndryshme rregullatore, si dhe kanë misione të ndryshme për të përmbushur. Potenciali i tyre për të shfrytëzuar fuqitë përkatëse dhe për të krijuar sinergji është mjaft i madh. Konkretisht FSHZH-ja mund të ngarkohet me koordinimin e aspekteve që lidhen me infrastrukturën mbështetëse, duke pasur parasysh njohuritë dhe historikun e saj në këtë fushë.
Investimi juaj mbështetet nga AIC!
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna