PROGRAMI I TRANSPARENCËS, HYRJE
Në zbatim të ligjit nr. 119/2014 për “Të drejtën e informimit” AIC harton programin e transparencës, i cili përmbledh tërësinë e informacioneve që AIC i bën publike pa kërkesë në website-in e saj, duke patur parasysh interesin më të lartë të publikut lidhur me garantimin e njohjes maksimale me informacionin publik, në mënyrë që të pakësohet nevoja për kërkesa individuale për informacion.
RRETH KORPORATES SE INVESTIMEVE SHQIPTARE
Korporata Investimeve Shqiptare (AIC) është krijuar me Ligjin Nr. 71, datë 17.10.2019, për “Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit, përmes identifikimit dhe vënies në eficencë të aseteve ekonomike shtetërore, strukturimit të projekteve të investimit, dhe mobilizimit të kapitalit privat me qëllim diversifikimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
KUADRI LIGJOR RREGULLATOR
E DREJTA PËR T’U INFORMUAR DHE PËR T’U ANKUAR
E drejta e informimit garantohet me ligjin nr. 119/2014 për “Të drejtën e informimit”
Çdo person gëzon të drejtën e informimit publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
- Kërkesa për informacion bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me Email duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit.
- Autoriteti është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.
- Çdo person ka të drejtë të njihet me informacion publik nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
Informacioni publik që i është dhënë një personi nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale në përshtatje me kufizimet ligjore.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
- AIC krijon, mban dhe bën publik një regjistër të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre.
- Ky regjistër përditësohet çdo 3 (tre) muaj dhe publikohet në faqen e internetit të autoritetit publik, si dhe në mjediset e pritjes së publikut në zyrat e autoritetit publik. Identiteti i kërkuesve të informacionit nuk pasqyrohet në regjistër.
Kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit
- Në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, Divizioni Ligjor cakton një prej punonjësve si koordinator për të drejtën e informimit.
- Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
- I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose kopje të tij.
- Krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar.
- Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj.
- Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre.
- Dërgon kërkesën për informacion të një autoriteti tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj. Kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar.
- Kryen njoftime paraprake, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Njohja me informacionin publik, kërkesa për informacion
- Kërkesa për informacion bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike. Në çdo rast kërkesa regjistrohet në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve dhe për të caktohet një numër rendor.
- Kërkesa për informacion duhet të përmbajë:
- Emër, mbiemër
- Adresën
- Përshkrimin e informacionit që kërkohet
Afati për marrjen e informacionit
- AIC trajton kërkesën për informacion, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
2. Kur AIC ia dërgon atë një autoriteti tjetër, kthim përgjigja duhet të ndodhë jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës.
3. Afati i parashikuar mund të zgjatet me jo më shumë se 5 (pesë) ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
- Nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta voluminoze;
- Nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.
5. Çdo person kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Formular Ankese për të Drejtën e Informimit
Shkarko formularin në linkun e mëposhtëm:
KËRKESË PËR INFORMACION/DOKUMENTACION
Informacioni në këtë format dhe të dhënat e ID do të përpunohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Komunikimi me AIC bëhet nëpërmjet adresës postare ose elektronike.
Email: [email protected]
Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova” 5, Sky Tower 7/1, Tirana, Albania
MEKANIZMAT KONTROLLUES DHE MONITORUES QË VEPROJNË MBI KORPORATEN E INVESTIMEVE SHQIPTARE
INFORMACION MBI BUXHETIN DHE TË DHËNAT FINANCIARE
- Vendim i Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarit Nr. 81, Datë 22/07/2022, mbi Pasqyrat Financiare të Shoqërisë “Korporata e Investimeve Shqiptare” sh.a. Tiranë për vitin 2021
- Korporata e Investimeve, Pasqyrat Financiare sipas Standardeve Kombëtare të Raportimit Financiar për vitin e mbyllur më 31 Dhjetor 2020
- Korporata e Investimeve Shqiptare, Raporti i auditit dhe pasqyrat për vitin e mbyllur me 31 dhjetor
- Raport mbi ecurinë e veprimtarisë së Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) korrik 2022
- Vendim i Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarve Nr. 98, Datë 22.12.2022, për Zmadhimin e kapitalit të shoqërisë Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a. Tiranë
- Vendim i Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarit Nr. 62, Datë 27/07/2021, Për Miratimin e Pasqyrave Financiare të Shoqërisë “Korporata e Investimeve Shqiptare” sh.A
Rregjistri i realizimeve të Prokurimit Publik për vitin 2022
Autoriteti Kontraktor: Korporata Investimeve Shqiptare sh.a
|
SHËRBIMET QË OFROHEN NGA KORPORATA E INVESTIMEVE SHQIPTARE
AIC nuk ofron shërbime publike
PROCEDURAT/MEKANIZMAT PËR TË DHËNË MENDIME LIDHUR ME PROCESIN E HARTIMIT TE AKTEVE LIGJORE/NËNLIGJORE, POLITIKAVE PUBLIKE APO NË LIDHJE ME USHTRIMIN E FUNKSIONEVE TË KORPORATËS
Nuk aplikohet në rastin e AIC
SISTEMI I MBAJTJES SË DOKUMENTACIONIT, LLOJI DHE FORMAT E DOKUMENTEVE
Në proces…
REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE
Nr. Rendor | Data e kërkesës | Objekti i kërkesës | Data e përgjigjes | Përgjigje | Mënyra e përfundimit të kërkesës | Tarifa |
1 | 04.06.2023 | Në harkun kohor 2013- 2023: 1. Sa janë pagesat e përfituara nga anëtarët e bordeve të mbikëqyrjes? 2. Cilat janë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve në bordin e mbikëqyrjes pranë jush? 3. Sa është buxheti për bordet e mbikëqyrjes? 4. Përse nuk bëhen transparente mbledhjet e bordit mbikëqyrës dhe sa hërë në muaj mblidhen këto borde në institucionin tuaj? | 20.06.2023 | 1. Ka vetëm një Bord Mbikëqyrës. Pagat e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës rregullohen nga Ligji 71/2019 i AIC. Anëtarët e Bordit nuk kanë përfituar nga shpërblime apo honorare. 2. Ligji 71/2019 i AIC përcakton se Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen ata persona që: a) nuk kanë qenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një vepre ose kundërvajtjeje penale; 3. Ka vetëm një Bord Mbikëqyrës. Pasqyrat Financiare përmbajnë shpjegime për buxhetin e AIC. 4. Bordi konsultohet rregullisht për punën në AIC dhe mban komunikime frekuente lidhur me ecurinë e punës. Vendimet e Bordit janë të natyrës operative dhe njoftohen palët e interesuara. Në momentin kur miratohen projekte investimesh që kanë interes publik do të njoftohen palët e interesuara më gjërësisht. | E plotë | Nuk ka |
NDIHMA SHOQËRORE, SUBVENCIONE TË DHËNA
AIC nuk ofron ndihmë shoqërore apo subvencione