Projektet e Korporatës së Investimeve Shqiptare
Taksonomia e projekteve që AIC synon të ndërmarrë përfshin zhvillimin e projektit/menaxhimin e aseteve në fushat e mëposhtme:
Shqipëria është e pasur me asete natyrore që kanë nevojë për zhvillim (p.sh., vija bregdetare, liqene, male, etj.) dhe gjithashtu ka asete të sektorit publik që kanë nevojë për performancë më të mirë (p.sh. asete të lidhura me energjinë, industrinë e mesme dhe të lehtë, etj.). AIC synon të përmirësojë performancën e aseteve ekzistuese të sektorit publik nëpërmjet teknikave dhe aftësive lidhur me menaxhimin e aseteve.
Zhvillimi i Turizmit
Industri / Logjistikë
Bujqësi
Financë
Energji
Çfarë mund të bëjë AIC që të tjerët nuk e bëjnë dot?
AIC nuk kërkon të zëvendësojë sektorin privat apo të marrë kompetenca të autoriteteteve publike. Korporata synon te fokusohet ne:
-
Pojekte komplekse që përvoja ka treguar se sektori privat nuk është i pajisur për t'i zhvilluar vetë dhe kërkojnë kapacitete që qeveria nuk i ka.
-
Projekte ku investimi ka ndikim duke:
zgjeruar aftësitë ekzistuese
çojnë në diversifikim më të madh dhe në këtë mënyrë sjellin zhvillim ekonomik


AIC ka aftësinë të zhvillojë dhe zbatojë projekte duke:
-
mbajtur kapitalin e qeverisë në një projekt investimi;
-
mobilizuar kapacitetet e sektorit publik, përmirësuar koordinimin në sektorin publik dhe uljen e burokracive
-
rivitalizuar asetet shtetërore që janë të pashfrytëzuara por qe mbartin potencial zhvillimi
-
reduktuar riskun e investimeve dhe mobilizuar kapitalin privat
Investimi juaj mbështetet nga AIC!
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna