Rreth Nesh
Korporata Investimeve Shqiptare (AIC) është një kapacitet i ngritur me Ligjin nr. 71 dt. 17.10.2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare,” qëllimi i së cilës është nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit përmes identifikimit dhe vënies në efiçence të aseteve ekonomike shtetërore, strukturimit të projekteve të investimit, dhe mobilizimit të kapitalit privat me qëllim diversifikimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Informacion mbi AIC
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy nibh euismod tincidunt ut laoreet dolore magna.
Organet Drejtuese
Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është aksioneri në Korporatën e Investimeve Shqiptare. Në përputhje me qëllimin për të cilin është ngritur dhe praktikat më të mira të qeverisjes së korporatave, Korporata drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, ku shumica janë anëtarë të pavarur, dhe Drejtori Ekzekutiv. Korporata ka gjithashtu dhe një Bord Këshillimor, me shumicë anëtarë të pavarur, për të ndihmuar me ekspertizë dhe praktika ndërkombëtare funksionimin e Korporatës.
Këshilli Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës mundëson ushtrimin në mënyrë autonome të veprimtarisë së Kompanisë dhe ka këto kompetenca kryesore:
-
Miraton Planin e Biznesit, planet vjetore të punës, projektet e investimit, ngritjen e strukturave të tjera ligjore të Korporatës, përcakton treguesit e performancës dhe bën monitorimin e tyre.
-
Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e politikave të investimit dhe të projekteve të Korporatës.
-
Siguron zbatimin e standarteve ligjore dhe financiare nga ana e Kompanisë në gjithë veprimtarinë e saj.
-
Emëron dhe shkarkon Drejtorin Ekzekutiv.
Bordi Këshillimor
Bordi Këshillimor përbëhet nga nëntë anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e Korporatës.
-
Bordi ushtron funksione këshillimore në ndihmë të Këshillit Mbikëqyrës dhe Drejtorit Ekzekutiv.
-
Bordi përbëhet nga nëntë anëtarë, dy prej të cilëve përfaqësojnë Institucione Ndërkombëtare të Zhvillimit, tre anëtarë përfaqësues të institucioneve qëndore shqiptare, dhë katër anëtar të pavarur. Këshilli Mbikëqyrës bashkëpunon me Bordin Këshillimor në marrjen e vendimeve.
-
Anëtarët e Bordit zgjidhen duke pasur parasysh kapacitetet e secilit anëtarë për të ofruar ekspertizë të lartë në funksion të arritjes së një veprimtarie sa më efektive nga ana e Korporatës.
Misioni
Korporata Shqiptare e Investimeve, si shumë simotra të saj në vende të tjera, ka për qëllim:
-
Promovimin e zhvillimit ekonomik përmes investimit në projekte vendore, rajonale dhe qëndrore, në mbështetje të polikave zhvillimore të vendit.
-
Menaxhimin më efektiv të aseteve publike.
-
Përgatitjen dhe financimin e projekteve të investimit, përmes mobilizimit të kapitalit vendas apo të huaj.
-
Ofrimin e asistencës së specializuar për qeverinë, për vlerësimin dhe strukturimin e projekteve të investimit.