SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION EKSPERT LIGJOR NË DIVIZIONIN LIGJOR

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:

Pozicioni i punës: Ekspert ligjor në Divisionin Ligjor
Periudha e punësimit: Me kohë të plotë

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Bën strukturimin ligjor të projekteve
  • Siguron pajtueshmërinë ligjore të transaksioneve të Korporatës
  • Bashkëpunon me divizionet e tjera për të garantuar përmbushjen e detyrimit për raportim rregullator tek autoritetet përkatëse shtetërore;
  • Ofron asistencë ligjore për divizionet e tjera;
  • Kryen detyra që kanë të bëjnë me sekretariatin teknik për Këshillin dhe Asamblenë e Korporatës;
  • Përmbush detyra të tjera të ngarkuara nga drejtori i Divizionit dhe/ose Drejtori Ekzekutiv apo të përcaktuara në akte të Brendshme të Korporatës.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, kati 7, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 16.05.2023.