SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION EKSPERT NË DIVIZIONIN E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:

Pozicioni i punës: Ekspert në Divisionin e Zhvillimit të Biznesit
Periudha e punësimit: E përkohshme/zëvendësim i punonjësit me leje lindje

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Gjenerimi i ideve për projekt propozime të reja;
  • Angazhimi në hartimin e projekteve;
  • Mbledhja e informacioneve dhe kryerja e analizave si dhe angazhimi në grupin e punës për kryerjen e studimeve të para-fizibilitetit dhe fizibilitetit;
  • Ndërveprimi dhe angazhimi me anëtarët e tjerë të skuadrës për përmbylljen e projekt propozimeve dhe prezantimeve të tyre;
  • Detyra të tjera që mund të caktohen nga drejtori i Divizionit.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në Shkenca Ekonomike.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.
  • Kandidati duhet të ketë përvojë në pozicione në sektorin publik ose privat, në fushat e menaxhimit të projektit, njohuri në analizen e tregut, analizën e biznesit, strategjive të shitjes dhe zhvillimit si dhe në ndërtimin dhe mbikqyrjen e projekteve të biznesit

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 10.05.2023.

Emër Mbiemër

Pozicioni i Punës

Profili

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.