SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:

Pozicioni i punës: Shofer

Periudha e punësimit: Me kohë të plotë

Përshrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Shofer, është si më poshte:

  • Bën lëvizjen e punonjësve apo të titullarit të shoqërisë sipas nevojave.
  • Ndihmon në shpërndarjen, korrespondencën e dokumenteve etj, ku është e nevojshme.
  • Ndihmon në riparimin e makinës (fikson defekte të vogla, larjen e automjetit etj).
  • Ndihmon në regjistrimin vjetor të makinës, kujdeset për mirëmbajtjen e saj dhe për gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
  • Dokumenton në mënyrë të detajuar rrugët e përshkruara dhe konsumin e karburantit.
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga titullari i institucionit, që nuk janë në kundërshtim me ligjet dhe nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të ketë minimalisht arsim të mesëm;
  • Të ketë leje drejtimi të automjetit të klasit B;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe gadishmëri në punë;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme si drejtues automjetesh, të paktën prej 3 vitesh.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Toëer, kati 7, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 14.08.2023.

Emër Mbiemër

Pozicioni i Punës

Profili

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.