Vizitë Zyrtare tek IFEMA (Qendra e Panaireve), në Madrid, Spanjë

Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), përfaqësuar nga Dr. ELIRA Kokona, së bashku me znj. Adelina Greca nga AKPT dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor z. Arbjan Mazniku, kryen nje vizite zyrtare tek IFEMA, organizata më e madhe në Madrid per organizimin dhe zhvillimin e panaireve, kongreseve dhe eventeve, për të ndarë njohuritë dhe shembujt e suksesit të tyre si dhe per te diskutuar për ngritjen e një modeli të suksesshëm të ngjashëm me atë spanjoll për projektin me te ri, ate te Qendres se Panaireve, Expo Albania.

 

Kolegët spanjoll ofruan shembuj lidhur ne strategjitë dhe modelet operative të suksesshme të tyre, duke theksuar faktorët kyç që kane çuar në arritjet e tyre.

Ky bashkëpunim, përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), synon të përshtatë elementët e suksesshëm të modelit spanjoll për ta përputhur me kontekstin dhe nevojat unike të Shqipërisë, duke siguruar zhvillimin e një projekti të ngjashëm të suksesshëm të Qendrës së Panaireve, Expo Albania, për të promovuar prodhimin dhe tregtinë vendase dhe ndërkombëtare në zemër të Ballkanit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *