NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të plotë në pozicionin:
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Të pranojë dhe të protokollojë çdo shkresë/informacion të drejtuar Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a.
- Të protokollojë dhe të dërgojë shkresat e Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a drejtuar institucioneve shtetërore shqiptare ose të huaja, etj.
- Të ndajë dhe të sistemojë dokumentacionin e ardhur dhe të protokolluar, sipas llojit të tij.
- Të sistemojë, të inventarizojë dhe të arkivojë dosjet sipas rregullave e procedurave të arkivimit në zbatim të ligjit të ligjit nr.9154, datë 06.11.2003, “Për arkivat”.
- Të kërkojë kthimin në afat të të gjithave shkresave në përdorim dhe t’i dorëzojë ato në arkiv sipas proçesverbalit të përbashkët.
- Të mbajë më përpikmëri dhe saktësi librin e korrespondencës zyrtare.
- Të sigurojë hartimin e shkresave me të gjithë elementët e duhura si dhe të garantojë mbajtjen e kopjes në arkiv duke plotësuar të gjitha rregullat e arkivimit.
- Të shpërndajë fotokopjet e materialeve që ndodhen në protokoll dhe arkiv deri në nivel drejtor divizioni.
- Të administrojë vulën e shoqërisë.
- Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Divizionit.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë punë në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të mira të përdorimit të PC në programet bazë të tij;
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
- Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 29.07.2024.