SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION EKSPERT/E NË DIVIZIONIN E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:
Pozicioni i punës: Ekspert/e për Zhvillimin e Biznesit
Periudha e punësimit: E përkohshme/zëvendësim i punonjësit me leje lindje
Përshkrimi i punës:
- Koncepton Ide e modele biznesi mbi projektet e mundshme, duke marrë në konsideratë tendencat e tregut, konkurrencën dhe rregulloret përkatëse në fuqi në bashkëpunim me pjesën tjetër të ekipit të Divizionit;
- Kryen analiza ekonomike dhe qëndrueshmërinë e aspektit të biznesit të projekteve për të identifikuar mundësi dhe sfida në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të projekteve;
- Kryen takime dhe prezantime për të ndarë idetë dhe gjetjet;
- Kryen kërkime dhe studime të tregut dhe vlerësimeve për të identifikuar tendencat e reja dhe përdorimi i këtyre të dhënave për të mbështetur vendime të informuara te biznesit;
- Harton biznes – plane dhe asiston në analizën e para-fizibilitetit për projektet e reja inovative;
- Udhëheq rishikimin e vazhdueshëm të proceseve të biznesit dhe zhvillim i strategjive të optimizimit;
- Përdor mjete/softuerë dhe teknologji të dizajnit dhe inovative për hartimin dhe përgatitjen e projekt propozimeve, biznes – planeve dhe prezantimeve për të përmirësuar konceptet e projekteve;
- Asiston Drejtorin e Divizionit për të siguruar që aktivitetet janë në përputhje me strategjitë dhe synimet e organizatës;
- Detyra të tjera që mund të caktohen nga drejtori i Divizionit
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
Të zotëroje diplomë nivel Bachelor ose Master në Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
Eksperienca: Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 7 vjet në dhe hartim planesh biznesi, analize dhe zhvillim biznesi ose eksperience të ngjashme me projekte.
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira dhe njohuri të thella në fushën ekonomike dhe zhvillimit të biznesit;
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata dhe procedura;
- Aftësi të forta analize për të vlerësuar projektet dhe për të planifikuar strategji të cilat i japin vlerë të shtuar Organizatës;
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
- Aftësi të të menduarit analitik dhe konceptual;
- Aftësia për të ndikuar tek palët e interesuara dhe për të punuar ngushtë me ta për të përcaktuar zgjidhje të pranueshme;
- Përvojë në krijimin e raporteve të detajuara dhe dhënien e prezantimeve;
- Aftësi komunikative të shkëlqyera me gojë dhe me shkrim;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (OFFICE 365, CHAT GPT, DESIGN TOOLS, MS- OFFICE etj.).
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 21.05.2024.