NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist në Divizionin Ligjor
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
Detyrat e Specialistit në Divizionin Ligjor të Korporatës së Investimeve Shqiptare sh.a përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- Strukturim Ligjor të Projekteve:
- Përgatitja, rishikimi, dhe negociata e kontratave dhe marrëveshjeve të investimeve.
- Sigurimi që çdo dokument është i përputhshëm me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
- Garantimi i Pajtueshmërisë Ligjore dhe Rregullatore
- Rregullimi i Proceseve Konkurruese
- Menaxhimi i Mosmarrëveshjeve Ligjore
- Ndjekja e mosmarrëveshjeve ligjore ne te cilat Korporata mund te jete pale.
- Përgatitja dhe ndjekja e dokumentacionit për ndërmjetësim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
- Sekretariat Teknik për organet drejtuese te Korporatës
- Përgatitja e dokumentacionit për mbledhjet e këshillit drejtues dhe asistimi në procedurat administrative.
- Sigurimi që dokumentacioni është i plotë dhe i përputhur me rregulloret dhe praktikat e kompanisë.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:
- Të zotërojnë diplomë të avancuar universitare (Master ose diplomë ekuivalente) në drejtësi.
- Të ketë eksperiencë në fushën e të drejtave te pronësisë.
- Të kenë 3 ose me shume vite përvojë pune në profesion. Preferohen ata kandidatë të cilët kane eksperiencë/njohuri në ndjekjen e mosmarrëveshjeve gjyqësore.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:
Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
- Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 09.02.2024.