NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 24, datë 20.12.2023 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a, shpall konkurimin për një vend të lirë pune me kohë të pjesshme në pozicionin:

  • Specialist për identifikimin e instrumentave financiare dhe ngritjen e fondeve në Divizionin e Zhvillimit të Biznesit

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Identifikon burime të mundshme të financimit, duke përfshirë grantet e huatë (përfshire IFS-të), dhe vlerëson përshtatshmërinë e tyre për projekte specifike.
  • Bashkëpunon me ekipin e zhvillimit të projektit për të kuptuar kërkesat financiare për çdo projekt.
  • Zhvillon planifikim financiar, duke marrë parasysh buxhetimin, vlerësimin e kostos dhe parashikimet e të ardhurave.
  • Krijon, mban dhe shërben si ndërlidhës i marrëdhënieve me Institucionet dhe Instrumentat e ndryshme financiare për financimin e mundshëm të projekteve.
  • Qëndron i përditësuar mbi kriteret e përshtatshmërisë dhe proceset e aplikimit për burime të ndryshme financimi.
  • Bashkëpunon me ekipin e zhvillimit të projektit për të harmonizuar planet financiare me fizibilitetin e projektit.
  • Përgatit raporte të rregullta mbi aspektet financiare gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit për palët e interesuara të brendshme dhe të jashtme.
  • Detyra të tjera që mund të caktohen nga drejtori i Divizionit.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

Edukimi: Diplomë në Shkenca Ekonomike / Finance 

Eksperienca e Punës: minimumi 5 vjet në fushën e zhvillimit të biznesit, financë.

Aftësitë:

  • Aftësi në analize financiare;
  • Ekspertizë në planifikimin e financave të projekteve;
  • Aftësitë negociuese të marrëveshjeve dhe kushteve financiare;
  • Përvojë në menaxhimin e granteve dhe marrëdhënieve me donatorët;
  • Aftësi në tools dhe teknikat e analizës së të dhënave (data analysis);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbale dhe të shkruara;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7/1, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi për pozicionin e punës që kandidon;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, adresën elektronike dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 14.02.2024.