SHPALLJE VENDI VAKANT PËR NJË POZICION “SPECIALIST NË DIVIZIONIN LIGJOR”

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 4, datë 22.07.2021 të Keshillit Mbikëqyrës “Për miratimin e strukturës organizative të Korporatës së Investimeve Shqiptare”, si dhe në “Rregulloren e Brendshme të Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC)”, Korporata e Investimeve Shqiptare sh.a shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë në pozicionin:

Specialist në Divizionin Ligjor (me kohë të pjesshme)

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Përgatit strukturimin ligjor të projekteve;
  • Siguron pajtueshmërinë ligjore të transaksioneve të Korporatës;
  • Raportim rregullator tek autoritetet përkatëse shtetërore përsa i përket pajtueshmërisë me dispozitat ligjore;
  • Ofron asistence ligjore per divizionet e tjera;
  • Kryen funksionet e sekretariatit të Asamblesë së Pergjithshme, Këshillit Mbikqyrës dhe Bordit Këshillimor sipas ligjit dhe statutit të Korporatës;
  • Përmbush detyra të tjera të ngarkuara nga drejtori i Divizionit dhe/ose Drejtori Ekzekutiv apo të përcaktuara në akte të Brendshme të Korporatës.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat si më poshtë:

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “master i shkencave” në Shqipëriose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion.
  • Kandidati duhet të ketë të legjislacionit për shoqërite tregtare

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të paraqesin në Korporatën e Investimeve Shqiptare në adresën: Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, kati 7, Tiranë, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected], këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim – shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 28.12.2022.