Vizitë zyrtare me Nënsekretaren e Shtetit për Financat të Spanjës

Gjatë vizitës zyrtare në Madrid, Dr. Elira Kokona, Drejtore Ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Z. Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Qeverisjen Lokale, u takuan me Znj. Lidia Sanchez Milan, Nënsekretare e Shtetit për Financat e Spanjës. Ky takim kishte për qëllim krijimin e bashkëpunimeve me organizata të ngjashme në Spanjë.
Diskutimet u fokusuan në ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira, duke synuar sidomos stimulimin e ekonomisë Shqiptare, nëpërmjet projekteve të ndryshme të investimit.
Ky bashkëpunim përbën një hap vendimtar për AIC për të përfituar njohuri në zhvillimin e projekteve dhe në strategjitë që kanë rezultuar të suksesshme në Spanjë. Duke u nisur nga përvojat e Spanjës, AIC synon të përmirësojë metodat e saj në investime dhe menaxhimin e projekteve, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Kjo vizitë synon të forcojë lidhjet dypalëshe dhe të thellojë bashkëpunimin në projekte të përbashkëta që mund të çojë në iniciativa zhvillimi të qëndrueshëm me ndikim të dobishëm për të dy vendet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *