Bashkohuni Inovacionit: Bëhuni Pjesë e Parkut Teknologjik DURANA në Shqipëri

Gjatë periudhes 2021-2023 qeveria shqiptare miratoi kuadrin ligjor me qëllim sigurimin e përfitimeve financiare dhe administrative për kompanitë e IT-së / nomadët dixhitalë. Në këtë kontekst, ne mars 2024, qeveria lançoi parkun e parë teknologjik, DURANA Tech Park, i vendosur në një zonë midis qyteteve të Tiranës dhe Durrësit.
Parku Teknologjik DURANA është i destinuar të lehtësojë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
• Dizajni i sistemeve të softuerit: përfshin analizën e kërkesave të sistemeve të softuerit, hartimin e strukturës së sistemeve dhe projektimin e detajuar të këtyre sistemeve.
• Zhvillimi dhe mirëmbajtja e softuerit: përfshin programimin, kodimi, instalimin, bashkimin e të gjithë komponentëve, dokumentimin, zbulimin dhe korrigjimin e gabimeve (pas vendosjes së softuerit), ndryshimet dhe mirëmbajtjen e të gjitha komponentëve komponentëve të cilët, në mënyrë që gjatë funksionimin e tyre të përmbushin objektivat e softuerit.
• Testimi i softuerit: përfshin testimin e funksionalitetit, testimin e ngarkesës së punës, testimin e performancës, testimin e problemeve të kodit, testimin e disponueshmërisë së sistemit dhe testimin e sigurisë së sistemit të softuerit.
• Dizajni dhe zhvillimi i sistemeve të komunikimit: përfshin analizën, planifikimin, projektimin, zbatimin, vendosjen dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të komunikimit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit (LAN/WAN/WLAN/MAN/SAN/CAN).
• Dizajni dhe zhvillimi i sistemeve të sigurisë: përfshin analizën e kërkesave të sigurisë nga klienti, projektimin e strukturës, instalimin dhe konfigurimin e komponentëve, zbatimin, testimin dhe mirëmbajtjen e sigurisë së sistemit dhe produktit.
• Zhvillimi i sistemeve të migrimit: përfshin transferimin e të dhënave dhe migrimin e infrastrukturës përkatëse nga teknologjia e vjetër në atë të re dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit.
• Analiza e sistemeve të të dhënave në shkallë të madhe (Big Data): përfshin sistemet e analizës së përpunimit dhe analizën e të dhënave, të njohura si Big Data, për të ndërtuar modele për aktivitete të ndryshme të biznesit duke përdorur inteligjencën artificiale.
• Konsulencë për Inovacionin: ofron udhëzime mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit për qëllime inovacioni, ri-strukturimin e proceseve të biznesit përmes zhvillimit të kërkesave teknike për sistemet e informacionit dhe softuerit.
• Konsulencë për sigurinë e informacionit: ofron konsulencë mbi mbrojtjen teknike dhe kriptografike të informacionit, duke përfshirë përdorimin e nënshkrimit elektronik dixhital.
• Konsulencë mbi auditimet, operacionet, menaxhimin, mbështetjen e përdoruesve, trajnimin dhe konsulencën për auditimet e teknologjisë së informacionit për sistemet softuerike.
• Kërkime në fushën e komunikimit: përfshin kërkim – zhvillim në shkencat natyrore dhe teknike, duke përfshirë teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit.
• Kërkime në fushën e zhvillimit të programeve inovative: përfshin aktivitete të kërkimit dhe zhvillimit për të zgjeruar bazën e njohurive dhe për të krijuar aplikime të reja të njohurive ekzistuese, duke përfshirë tre lloje të kërkimit:
• kërkimi bazë
• kërkimi i aplikuar
• zhvillimi eksperimental.
• Kërkime dhe zhvillime në fushën e robotikës: përfshin projektimin (inxhinierinë), kërkimin dhe testimin e aktiviteteve që lidhen me teknologjitë, pajisjet dhe sistemet robotike që përdorin sisteme të kontrolluara me kompjuter.
• Aktivitete në fushën e Cloud Computing: përfshin kërkime në Cloud Computing dhe vlerëson rrezikun e migrimit të shërbimeve nga ambientet fizike (servera, storage etj) në shërbimet Cloud.
• Aktivitete të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit siç përcaktohen nga institucioni përgjegjës në përputhje me autorizimin e dhënë nga Vendimi i Qeverisë.
Në kete kontekst, në ditët në vijim, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), si Zhvilluesi i Parkut Teknologjik DURANA, do të nisë procedurën konkurruese për të zgjedhur Menaxherin dhe Përdoruesit e Parkut Teknologjik DURANA.

VKM

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *